ROLI I EEG-SË NE DIAGNOSTIKIMIN E SËMUNDJEVE TË SISTEMIT NERVOR

Prof .Ass.Dr Armend Vuçitërna MD, PhD –Neuropediatër

Elektroencefallografia {EEG}

Është metodë Diagnostike e shpeshtë dhe mjaft e rëndësishme e cila përdoret për diagnostikim të sëmundjeve të sistemit nervor që nga mosha e të posalindurit ,deri në moshën e pleqërisë.

EEEG-ja është aparat digjital me anë të të cilit bëhet regjistrimi I aktivitetit elektrik të trurit me anën e elktrodave ose me kapele speciale të cilat vendosen mbi sipërfqen e kokës.

Elektroencefallografi është aparat I cili nuk jep rreze radioaktive tek pacienti dhe krysisht bëhet pa Anestezion.Gjate regjistrimit është I nevojshëm bashkëpunimi me pacientin,,ndërsa kur kemi të bejmë me inqizimin tek fëmijet e vegjël dhe ku bashëpunimi ndonjëher është I vështir atëher ky inqizimi duhet të bëhet ne gjumë. Gjatë inqizimit nëse nuk gjinden ndryshime ne regjistrime standarde, aktiviteti specifik I turit mund të aktivizohet me metoda ndihmëse siq jane : Fotostimulimi, Hiperventilimi, Inqizimi në gjum, ose Deprivim të gjumit.

Elektroencefallografi është aparat I cili diagnostifikon një numër të madhë sëmundjesh të trurit nga :Çregullimet e gjumit deri tek gjendjet patologjike siq janë:Epilepsitë të formave të ndryshme, Konvulsioneve-Gërqeve nga Temperatura, Çregullimet e vetëdijës, Sëmundjet progressive degjenerative, Tumoreve të Trurit, Keqformimeve të Trurit ,Gjendjeve komatoze,Gjendjeve inflamatore,kohëve të fundit rekomandohet të përdoret si Metodë Diagnostike Screening-obligative tek qdo fëmijë me Autizëm dhe ADHD, Femijët me paraliza cerebrale si dhe tek Fëmijët me ngecje ne zhvillim Mendor dhe Psikomotor .