Çrregullimet e Vëmendjes,Koncentrimit dhe Hiperaktivitetit tek Fëmijët –  ADHD

Prof. Shqipe Bajrami-Lubovci Neuropsikologe

Cilat janë simptomat e fëmijëve me ADHD diagnostikimi dhe mjekimi I tyre

Çfarë është ADHD:

Mungesa e vëmendjes, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti janë sjelljet kryesore të ADHD. Është normale për të gjithë fëmijët të jenë të pavëmëndshëm, hiperaktivë apo impulsivë ndonjëhere, por për fëmijët me ADHD këto sjellje janë më të rënda dhe ndodhin më shpesh.

Femijet që shfaqin simptoma te tilla:

Çë të bëhet diagnostikimi I tyre me këtë çrregullim, fëmija duhet ti ketë këto simptoma për 6 muaj ose më shumë, dhe në një shkallë që është më e madhe se të gjithë fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Fëmijët që kanë simptoma të pavëmendjes shfaqin këto karakteristika: Habiten lehtë, harrojnë gjërat dhe kalojnë nga një aktivitet në tjetrin. Kanë vështirësi të përqëndrohen në një gjë. Mërziten me një detyrë brenda pak minutash, vetëm në qoftë se janë duke bërë diçka interesante që ju pëlqen.

Fëmijët me ADHD:

Kanë vështirësi për të përqendruar vëmendjen në organizimin e një detyre apo në mësimin e diçkaje të re. Nuk të dëgjojn kur i flet, fantazojnë, ecin ngadalë. Fëmijët që kanë simptoma të hiperaktivitetit shfaqin këto karakteristika: Flasin papushim, luajnë e përpëliten në vendet e tyre, prekin çdo gjë dhe këdo rreth tyre, janë vazhdimisht në lëvizje, kanë vështirësi që të bëjnë detyra apo aktivitete të qeta, fëmijët që kanë simptoma të impulsivitetit shfaqin këto karakteristika: Të jenë shumë të padurueshëm, thonë komente të papërshtatshme, nuk i përmbajne emocionet e tyre dhe veprojnë pa marrë parasysh pasojat, shfaqin vështirësi për të pritur radhën për gjërat që duan apo për radhën në lojë, shpesh ndërpresin bisedat apo aktivitetet e të tjerve.

Diagnostikimi dhe Evaluimi I Tyre:

Çdo prind ose mjeku I fëmijëve,mjeku Pediatër nëse vëren simptoma te tilla tek këta fëmijë është obligative fëmiu të dërgohet tek Psikologu sa më heret te filloj trajtimi me psikoterapi tek këta fëmijë.