Na telefononi tani:
Çfarë është Neurosonografija Transfontanelare dhe kur përdoret?
Është metodë diagnostike shumë e rëndësishme me anë të cilës bëhet hulumtimi I Trurit nëpërmjet fontanellës së madhe .Si metodë diagnostike ka filluar te përdoret në vitet 80-ta mirpo ka filluar të evaluoj gjithëmon e më tepër fal teknologjisë së aparaturave mjekësore dhe punës së ekspertëve qe dijnë ta bëjnë si metodë diagnostike. Si metodë diagnostike përdoret prej të posalindurit deri tek fëmijët që kanë fontanellën e hapur.
ROLI DHE RËNDËSIA E ULTRAZËRIT TË TRURIT
Luan rol të rëndësishëm për percjelljen e javëve gjestative te Neonatusi,zhvillimiit të trurit,përcjelljes së lëngut cerebrospinal,sëmundjeve te sistemit Nervor nga ato më të lehta deri tek më të rënda ,mund të përdoret shpesh si metodë pasi nuk ka efekte anësore tek fëmijët. Ultrazëri I trurit luan role të rëndësishëm në përcjelljen permanente të progresit dhe regresit të fëmiut si pasojë e dëmtimit të strukturave Anatomike të trurit. Për të realizu ultrazërin e trurit përdoren sonda me frekuenca të larta veprimi të cilat japin pamjen REAL –TIME të trurit.
A ËSHTË METODË OBLIGATIVE TË PËRDORET ?
Sot ultrazëri i trurit përdoret si metodë screening obligative tek qdo fëmijë :është obligative-na ndihmon në përcjellje dhe zhvillim të trurit dhe detektimin e problemeve të hershme tek sëmundjet e sistemit Nervor prej lindjes deri tek mbyllja e fontanellës,në raste kur fëmijëve ju mbyllet fontanella përdoren teknika të posaqme me prerje temporale për vizualizim te Sistemit Nervor.