Dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës

Nga: Mr.Pht. Ilir Ismaili, Mr.Pht. Arbnora Salihu

Epidemiologjia

Dhimbja e pjesës së poshtme tës hpinës është një simptomë,jo sëmundje e cila kashumë shkaqe.Zakonisht shfaqja është në mes adoloshencës dhe moshës rreth të dyzetave, pjesa më e madhe e pacientave kanë krizat e shkurta të dhimbjes me intensit te lehtë deri në të moderuar dhe nuk I kufizojnë aktivitete, por këto kriza tentojnë të rishfaqen përgjatë shumë viteve.

Anatomia dhe biomekanika e segmentit lumbar: 

Vertebrat: Anatomia kockore e segmentit lumbar konsiston në pesë vertebra lumbare. Një përqindje më e vogël e popullsisë ka katër( vertebra e pestë është e sakralizuar) ose gjashtë(segmenti i parë sakral është i lumbarizuar) të tilla.

Biomekanika: Fleksion, ekstenzion, fleksioni lateral, rrotacioni. 

Patologjitë   shpeshta te pjesa lumbale e bushtit kurrizor janë: 

• Sindromalumbale 

• Lumboishialgjia 

Sindroma lumbale

Sindroma lumbale është shfaqja e dhimbjes akute ose kronike në pjesën lumbale ose lumbosakrale të trupit, mund të shoqërohet me spazëm të muskujve paravertebral dhe me ç’rregullime të funksionit (kufizimin e lëvizjeve të pjesës lumbale të shtyllës kurrizore). Dhimbja gjithmonë është e pranishme dhe mund të zgjerohet për gjatë njërës ose të dyja këmbëve. Te një numër të sëmurësh ka edhe ç’rregullime senzitive dhe motorike të gjymtyrëve të poshtme (parestezi, hiperstezi ose anestezi, pareza ose paraliza).

Lumboishialgjia

Është dhimbje e referuar për gjatë anësisësë poshtme me përhapje prapa dhe anash këmbës. Shfaqet si pasojë e patologjive të disqeve ndërvertebrore (hernitë diskale). Prek një lloj meshkujt dhe femrat, me shpeshtësi më të madhe në personat e shëndoshë dhe ata që bëjnë jetë sedentare

Shkaku më i shpeshtë për dëmtimin e nervit ishiatik është protruzioni ose prolapsi i diskusit intervertebral.

Ndryshimet degjeneruese në të ndodhin gradualisht. Në fillim zvogëlohet përqindja e ujit në pjesën e brendshme xhelatinoze (nucleus pulposus), kurse më vonë paraqiten edhe ndryshime të unazës fibroze (anulusfibrosus) – në fillim plasaritje të vogla, kurse më vonë edhe plasaritje më të mëdha. Në ato plasaritje shtypen fragmented nga bërthama degjeneruese dhe paraqitet dhimbje në pjesën e përparme lumbale për shkak të kompresionit të mbarimeve nervore që ndodhën rreth unazës fibroze.

Gjatë zmadhimit të për një hershëm të presionit në diskun (ngritja e peshës), lëvizje të pazakonshme por edhe pa ndonjë shkak të veçantë, mund të vijë deri në plasjen e pjesës së mbetur periferike të unazës dhe protrusion i diskut. Një kohësisht ose më vonë, mund të çahet edhe ligament vertical dhe të ndodhë prolapsi diskut. Si rezultat i protruzionit ose prolapsit të diskut mund të ndodhë kompresioni rrënjës së nervit spinal përkatës dhe paraqitet dhimbje përgjatë këmbës- lumboishialgji. Në raste të rralla, dhimbja e nervit ishiatik mund të shkaktohet nga kushtet që nuk përfshijnë shpinën, të tilla si: tumoret apo shtatëzania.

              Hernia diskale, si shkak i lumboishialgjisë lajmërohet në vendet me rezistencë më të madhe posaçërisht në pjesën më të lëvizshme të segmentit lumbal të boshtit kurrizor L4-L5 dhe L5-S1

Diagnoza

Për vendosjen e diagnoses ndihmon:
Ekzaminim fizik (inspeksioni, palpacioni amplitude e levizjes, testet ortopedike)
Testet neurologjike për ekzaminimin e nervav(straight leg right (ngritja e këmbësdrejtë).
Skaneri
Rezonanca magnetike

Trajtimi

Trajtimi fillestar është përgjithësisht farmakologjik (me anti inflamatorë josteroidose steroid). Në stadin akut dhe subakut ka për qëllim zbutjen e dhimbjes, zvogëlimin e spazmit muskular, pengimin e dëmtimeve mekanike të strukurave disko vertebrale. Në fazen akute te sindromalumbale, pacienti duhet të pushojë i shtrirë në krevat, në një pozitë që i përgjigjet më shumë(pozitë e Williams- it). Pushimi zgjatë 1-3 javë, varësisht prej pasqyrës klinike, ndonëse pritet përmirësimi gjendjes pas 7 ditësh.

Prej agjentëve fizikal mund të aplikohet kriomasazhinë zonën e kryqeve, ndërsa në javën e II mund të aplikohet ngrohtësi (20-30 minuta). Pasi të jetë qetësuar gjendja akute jepen procedura fizikale të caktuara, mes tyre: galvani, rrymat diadinamike, rrymat interferente, diatermia me vale të shkurtra, foto terapia, sonoterapia, magnetoterapia, laseroterapia, masazhi dhe tërheqja lumbale.

Në fazën sub akute mund të fillohet me kinezioterapi. Gjimnastika mjekësore, e përshtatur individualisht për të sëmurin bëhet me kujdes, gradualisht dhe në doze të caktuar. Aktivizimi i parakohshëm i muskujve, sidomos i atyre që kanë qenë të imobilizuar dhe joaktivë për shkak të pushimit, mund ta përkeqësojnë gjendjen. Në këtë faze fillohet me ushtrime izometrike dhei zotonike, mund të aplikohet edhe hidrokineziterapia.

Mjekimi në fazën kronike përmbledh këto hapa: edukimin e të sëmurit, procedurat fizikale, kinezioterapinë, hidroterapinë, balneoterapinë, helioterapinë, talasoterapinë dhe mbajtjen e korsetit. Megjithatë te një numër i caktuar të sëmurësh nevojitet ndërhyrje kirurgjike.

Edukimi I pacientëve

Qëndrimi i drejtë është që të qëndrohet në shtrat jo më gjatë se 72 orë, sepse qëndrimi më i gjatë mund të jetë kundër-produktiv. Mos aktiviteti mund të shkaktojë depresion, probleme me koagulimin e gjakut (trombozën), dobësimin e muskujve. Për këtë arsye pas lajmërimit të dhimbjes së shpinës duhet aktivizuar sa më herët që është e mundur. Pacientëve iu këshillohet që të lëvizin ashtu si atyre ju konvenon pa ndonjë rregull univerzal, pra të bëjnë ato aktivitet edhe lëvizje që në vetvete nuk ju shkaktojnë dhimbje. Këshillohet se kur flihet në krah të vendoset një jastëk në mes të këmbëve, ndërsa kur flihet në shpinë të vendoset një jastëk nën gjunjë.

Rekomandimet

Humbja e peshës së tepërt trupore e sidomos barkut, ngase barku i madh e rrit shtypjen në shtyllën kurrizore.

Pirja e duhanit mund të interferojë me qarkullimin e gjakut në shtyllën kurrizore.

Brengat ekonomike, presioni familjarë, po ashtu mund të ndikojnë negativisht. Ushtrimet ditore janë metodë e shkëlqyer për t’u çliruar nga stresi.

Ecja në distanca të shkurtëra, në vend të vozitjes me veturë.

Zgjedhja e një sport, i cili nuk ju shkakton dhimbje shpine si p.sh: noti, vozitja e biçikletës.