Na telefononi tani:
Mr.sci Nexhmie Beshiri – Psikologe klinike/Psikoterapiste
Fillimisht psikologët e kanë përcaktuar stresin si stimul të dëmshëm (Selye, 1956), por koncepti i stresit ka evoluar shpejt dhe, veç dëmit fizik është plotësuar edhe me konceptin e stresit psikologjik (Lazarus, 1966). Sistemi imunitar i trupit dobësohet kur rritet niveli i stresit (Stone, 1987).
Psikologë të ndryshëm rekomandojnë teknika të ndryshme për të shmangur ose për të pakësuar emocionet negative dhe reagimet e dëmshme fiziologjike që shkakton problemi stresant. (Theodhori Karaj,1998) i quan teknika shmangëse sepse synojnë ta shmangin vëmendjen prej problemit stresant,(Gotleib,1998) ka raportuar se 21% e punëdhënësve amerikanë kanë një javë të ngjeshur pune.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 250 milion fëmijë në botë punojnë, sidomos në vendet në zhvillim si Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Punësimi i parakohshëm imponon kërkesa të tepruara fizike dhe sociale ndaj këtyre fëmijëve të cilët përballen me situata stresante gjatë punës.
,,Stresi “ është fjalë e cila shumë shpesh përdoret në jetën e përditshme gati të secilit person, zakonisht përdoret për të treguar se nuk ndihem mirë, se jam i ngarkuar me punë ose obligime të tjera të jetës së përditshme.
Katër teoritë më prominente, të cilat provojnë të spjegojnë mekanizmat bio-psiko-sociale të zhvillimit të stresit janë:
- a) Sindroma e përgjitshme e adaptimit (Modeli i Hans Salye)
- b) Modeli i ndryshimeve jetësore ( Dohrenëend,1961,1970, Havelka,1990);
- c) Modeli kognitiv-transaksional (Richard S. Lazarus,1966,1995)
- d) Modeli i zgjeruar i stresit (Eggel&Liechti 1988)
e) Sindroma e përgjithshme e adaptimit (Hans Salye)
f) Mjeku Hans Selye përfaqëson aspektin fiziologjik sipas të cilit stresi definohet si grup
ndryshimesh trupore jo specifike (i njëjtë për të gjithë stresorët) i njohur si “Sindromi i
përgjithshëm i adaptimit”. Këto reagime e ndihmojnë organizmin të përshtatet në situatën
stresuese dhe kalojnë nëpër tri faza:
g) 1. Faza e alarmit – në të cilën organizmi mobilizohet për ta përballuar stresorin. Ky
reaksion zhvillohet sipas mekanizmit të KACAFYTJES apo IKJES. Gjatë kësaj faze
organizmi përgatitet për një luftë të natyrës fizike. Për shkak të mobilizimit të shpejtë
mund të vijë deri te përjetimi i shokut, por nëse mobilizimi organizmit është i
suksesshëm dhe faktori stresues vazhdon ende të veprojë, kalohet në fazën e dytë.
h) 2. Faza e rezistencës– sekretimi i katekolaminave ( adrenaline dhe noradrenalinë) është
më i ulët për shkak të uljes së veprimit të sistemit nervor simpatik por rezistenca e
organizmit është mbi nivelin normal. Kortikosteroidet të sekretuara me shumicë
stimulojnë transformimin e yndyrërave dhe proteineve në sheqer. Në këtë mënyrë
organizmi siguron më shumë energji për ta përballuar stresin aktual. Mirëpo për shkak të
rezistencës maksimale organizmi bëhet më pak rezistent ndaj stresorëve të rinj.
i) 3. Faza e rraskapitjes – në të cilën organizmi ka hequr dorë nga lufta. Në këtë fazë
konstatojmë një konnzumim të rezervave të organizmit dhe rënie të potencës së sistemit
imun që rezulton me paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme psiko-somatike, ndjeshmërise
ndaj agjentëve infektiv banal që sjellin ne drejtim të paraqitjes se ndryshimeve substanciale në organe dhe sisteme organesh, të cilat mund të kenë edhe përfundim letal
apo invalidizues.
Shkaktarët e stresit njihen si stresor dhe ata u takojnë tri grupeve:
- Stresor fizikë (temperatura dhe zhurma e lartë në vendin e punës, mbingarkesa në punë, puna e natës);
- Stresor sociologjik (problemet politike dhe ekonomike, migrimi i familjes, etj); tresor psikologjik (vdekja e bashkëshortes, humbja e madhe, përgjegjësia e lartë profesionale për jetën e njeriut para ndërhyrjeve kirurgjike etj.).
KONSUMIMI – (BURNOUT)
Ja disa nga simptomat e konsumimit
Rraskapitja: nuk është asgjë tjetër përveç personi ndjehet i lodhur dhe i pamundur.Ai i ka mbaruar rezervet e energjisë.
Veçimi: është atëherë kur personi shpesh përdorë veçim si një mjet mbrojtës.
Mërzia:është atëherë kur personi fillon të vërë në dyshim vlerat e aktiviteteve dhe miqësive, ai fillon të mërzitet me jetën.
Padurimi: atëherë kur personi bëhet përherë e me tepër i padurueshëm dhe irritohet me njerëzit e tjerë.
Një sens omnipotence: nuk është asgjë tjetër perveç kur personi e ndjenë se asnjë tjetër nuk mund ta bëjë, atë që e bënë vet, gjë që është e zakonshme në viktimat e konsumimit. Personi beson se ai duhet të merret vetë me të gjitha hollësitë.
Problemet psikofiziologjike, siç janë dhimbje koke, ulçera, asma ose problemet e zemrës.
PARAGJYKIMET
Psikologu i njohur i psikologjisë sociale Allport, në vitin 1954 i definoi paragjykimet si një antipati e cila mbështetet në marrjet e gabuara të informacioneve dhe një përgjithësimin e atyre informacioneve. Kjo antipati drejtohet kundër një grupi, apo ndaj një personi që i takon një grupi te caktuar. Ky fenomen e pengon zhvillimin e mirëfilltë të një shoqërie.
Të përshtatet stili i menaxhimit të strukturës intelektuale të personelit dhe përgjegjësisë së tyre ,punës dhe posaçërisht duhet kushtuar vëmendje identifikimit të hershëm të faktorëve stresogjen në punë. Marrë nga punimi shkencor: Stresi, konsumimi(burnout) dhe paragjykimet në vendin e punës