Ndërgjegjësimi për sulmet e panikut

Dr .Drianë Krasniqi –  Brain Research

Çrregullimet e ankthit janë një nga çrregullimet mendore më të përhapura në shoqërinë në të gjithë botën. Sidomos rritje të madhe ka shënuar pas pandemisë COVID-19. Në këtë grup hynë edhe sulmet e panikut.​

​Sulmet e panikut janë episode të papritura të frikës intensive që shkakton reagime të rënda fizike pa pasur një rrezik real ose shkak të dukshëm ku kulmin e arrijnë deri në 10 minuta. Sulmet e panikut mund të jenë shumë të frikshme. Kur ato ndodhin, mund të mendoni se po humbni kontrollin, qe jeni duke përjetuar sulm në zemër apo edhe që po vdisni.

Simptomatologjia
Sulmet e panikut paraqiten në formë të simptomave fizike sic janë të rrahurat e shpejtuara të zemrës, vështirësi ne frymëmarrje, djersitje, dridhje, shtrëngim gjoksi, nauze në bashkëveprim me emocionet apo gjendjen mendore si frika e papërshkrueshme, ndjenja se dicka e keqe do të ndodhë, mendimet negative etj.

Sulmet e panikut shumicën e rasteve paraqiten pa ndonjë shkak mirëpo ka raste kur ky shkak mund të dihet të tilla janë situata të ndryshme si vendet me shumë njerëz, konfliktet me të tjerët, lokacionet e ndryshme ku të cilat mund të stimulojnë paraqitjen e një episodi të sulmit.

Diagnostikimi

Nëse ju apo dikush që e njihni ndihet në këtë mënyrë atëherë ofruesi juaj i kujdesit parësor shëndetësor do të përcaktojë nëse keni sulme paniku, çrregullime paniku ose ndonjë gjendje tjetër, si problemet e zemrës ose të gjëndrës tiroide, me simptoma që i ngjajnë sulmeve të panikut.

  • Një ekzaminim i plotë fizik;
  • Testet e gjakut për të kontrolluar gjendje të tjera të mundshme dhe teste të zemrës, të tilla si një elektrokardiogram (EKG);
  • Një vlerësim psikologjik për të folur për simptomat, frikën ose shqetësimet tuaja, situatat stresuese, problemet e marrëdhënieve, situatat që mund të shmangni dhe historinë familjare.

Trajtimi

Trajtimi mund të ndihmojë në zvogëlimin e intensitetit dhe shpeshtësisë së sulmeve të panikut dhe të përmirësojë funksionin në jetën e përditshme. Opsionet kryesore të trajtimit janë psikoterapia dhe medikamentet.

Psikoterapia, e quajtur edhe terapi bisede, konsiderohet një trajtim efektiv i zgjedhjes së parë për sulmet e panikut dhe çrregullimet e panikut. Një formë psikoterapie e quajtur Terapi Kognitive e Sjelljes (CBT) mund të ndihmojë që të kuptohen më mirë sulmet e paniku.

Medikamentet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të lidhura me sulmet e panikut si dhe depresionin nëse është i pranishëm.

Disa lloje barnash që janë treguar të jenë efektive në menaxhimin e simptomave të sulmeve të panikut, duke përfshirë: Frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs), Frenuesit e rimarrjes së serotoninës dhe norepinefrinës (SNRI) dhe Benzodiazepinet. 

Më kryesorja është që të dihet se nuk ka rrezik jetësor nga sulmet e panikut vetëm duhet durim dhe kohë për t’i tejkaluar.