Na telefononi tani:
Rreth nesh
Shoqata e Kosovës për Neuroshkencë
Rreth Nesh:
Qëllimi jonë
Kjo shoqatë si organizim i pavarur dhe profesional për Neuroshkencë është formuar me qëllim që ti mbroj të drejtat e anëtarëve të vet,të avansojë njohuritë profesionale dhe vlerat etike të tyre,me qëllim të përmirësimit të shërbimeve mjekësore dhe te sistemit shëndetësor në interes të pacientit.
Shoqata nëpërmjet organeve të veta e ka për detyrë të përcjell në mënyre aktive tërë procesin shëndetësorë ne vend, organizimin shëndetësor në Institucionet shtetërore, organizatat shëndetësore, institucionet pivate dhe publike dhe të përcjell sjelljen e ligjeve nga sfera e shëndetësisë ne funksion të ruajtjes dhe mirëqenies së shëndetit të pacientit.
Anëtarë I shoqatës së Kosovës për Neuroshkencë mundë të jetë çdo profesionist që mirret me Neuroshkencë dhe ka interes të miret me Neuroshkencë.
Shoqata e ka për detyrë të organizojë në mënyrë te vazhdueshme avancim profesional dhe shkencor me ligjërata të ndryshme, takime profesionale, akademi solemne, simpoziume, konferenca dhe kongrese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, krejt kjo në funksion të ngritjes profesionale dhe shkencore. Shoqata ka filluar te krijojë lidhjet e para dhe të antarësohet në Shoqatat të njohura për Neuroshkenca siq janë: Brain Research in Neuroscience, Centre for Research in Neuroscience, Fedaration of European Neuroscience Societes, American Neurological Association, Canadian Association for Neuroscience, British Neuroscience Association, The Japan Neuroscience Society. Ne vazhdim pritet te krijoj lidhje edhe me shoqata dhe organizata tjera.
Çfarë është NEUROSHKENCA?
Ështe degë multidisiplinare që studion Sistemin Nervor nga struktura deri në funksion të tijë, nga zhvillimi I trurit deri në degjenerim të qelizave nervore, nga shëndeti deri në sëmundje të Sistemit Nervor.
Neuroshkenca është shkencë multidisiplinare që kombinon shumë disiplina nga fusha të ndryshme të shkencave nga: Neurologjia e fëmijëve, Neurologjia e të rriturve, Psikologjia, Neuropsikologjia, Neuroimazheria e Sistemit nervor, Neurokirurgjia dhe fusha tjera që kanë interes Neuroshkencën.
Neuroshkenctarët eksplorojne të gjitha elementet e Sistemit Nervor për të kuptuar se si është i strukturuar, si funkcionon dhe si mund të ndryshohet.
Truri i njeriut ka diku 86 miliard neurone, roli i Neuroshkenctarëve është ti hulumtojnë se si këto neurone lidhen me njëra tjetrën, dhe me pjesë tjera te Sistemit Nervor, dhe pjesën tjetër të trupit.
Roli i Neuroshkencës është që: Njerëzit të jenë të shëndetshëm, si mund ti mbështesim njerëzit të qëndrojn të shëndetshëm?, Çfarë mund të mësojm për trurin e shëndetshëm që do të përmirsojë trajtimin për pacientët.
Shtrirja e Neuroshkencës në botë është zgjeruar shumë me kalimin e kohës duke ju falenderuar Neuroshkenctarëve me teknika të reja që përdorin prej studimit të: molekulës, qelizat e neuroneve, Imazheria e trurit, Diagnostikimi I sëmundjeve të sistemit nervor, Mjekimi I sëmundjeve të Sistemit Nervor deri tek mënyra e ndërhyrjeve kirurgjikale në Sistemin Nervor.

Prof .Ass.Dr. Armend Vuçitërna– Neuropediatër- Kryetar-President .
Prof.Ass.Dr. Armend Vuçitërna
Neuropediatër -Kryetari


SHOQATA E KOSOVËS PËR NEUROSHKENCË
Kjo është kryesia e SHKN – SHOQATA E KOSOVËS PËR NEUROSHKENCË
Prof.Ass.Dr. Armend Vuçitërna
Neuropediatër –Kryetar
Dr. Enver Isaku PhD Cand
Neurolog –Nënkryetar
Prof. Shqipe Bajrami-Lubovci
Neuropsikologe –Nënkryetare
Dr. Jeton Maxharaj PhD Cand
Neuroradiolog –Sekretar Gjeneral
Prof.Ass.Dr Agon Mekaj
Neurokirurg –Anëtar I Kryesisë
Të fundit nga shoqata
Këtu mund të gjeni disa nga artikujt e fundit të publikuara nga shoqata.

Për 7 dite Shoqata jonë arriti rreth 220+ anëtarë, 30 mijë shikime ne web, dhe 370+ ndjekës në rrjete sociale!
Shoqata e Kosovës për Neuroshkencë arriti të ketë rreth 220+ anëtare, 30 mijë shikime ne web faqe, dhe rreth 370 ndjekes ne Facebook vetëm për…

Ndërgjegjësimi për sulmet e panikut
Dr .Drianë Krasniqi – Brain Research Çrregullimet e ankthit janë një nga çrregullimet mendore më të përhapura në shoqërinë në të gjithë botën. Sidomos rritje të madhe ka shënuar pas…

Stresi, konsumimi(burnout) dhe paragjykimet në vendin e punës
Mr.sci Nexhmie Beshiri – Psikologe klinike/Psikoterapiste Fillimisht psikologët e kanë përcaktuar stresin si stimul të dëmshëm (Selye, 1956), por koncepti i stresit ka evoluar shpejt dhe, veç dëmit fizik…
Na kontaktoni tani!
Lokacioni
Rruga Muharrem Fejza, Banesat e Royalit
Nr 8 Kati Përdhes, Prishtinë Kosovë
Kontakti
info@neuroshkenca.com
contact@neuroshkenca.com
Numri
(+)383 48 43 33 23